Brokoli me fasule të bardha dhe pekorino
Përbërësit:
- 8 lugë vaj ulliri
- 1 kg lakra brukseli të përgjysmuar për së gjati
- 6 thelpinj hudhre
- 1 filxhan lëng pule
- 1 kanaçe fasule të bardha GLOBUS
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 1 filxhan pekorino të grirë trashë
Përgatitja
Ngrohni 3 lugë vaj në tigan, shtoni gjysmën e lakrave të Brukselit dhe skuqini në zjarr të fortë, duke i përzier herë pas here, deri në kafe të artë, rreth 5 minuta. Skuqini gjysmën tjetër të lakrave të Brukselit në 3 lugë vaj në temperaturë më të ulët, duke i përzier herë pas here për 5 minuta të tjera. Skuqini hudhrën në 2 lugët e mbetura vaj në zjarr të fortë, duke e përzier vazhdimisht, për rreth 1 minutë. Vendosni të gjitha lakrat e Brukselit në një tas të madh, shtoni lëngun e pulës dhe hudhrat e skuqura. Gatuani derisa lakrat e Brukselit të zbuten, duke i përzier shpesh, rreth 3 minuta. Shtojmë fasulet dhe gjalpin, i përziejmë derisa gjalpi të shkrihet, i hedhim kripë dhe piper dhe i përziejmë djathin pecorino.
Ju bëftë mirë!
🍽️ 6 persona
⏰ 30 minuta