Oriz dhe bizele

Përbërësit:

  • 1 filxhan oriz kaf
  • 1 kanaçe bizele GLOBUS, 400 g
  • 1 qepë, e grirë hollë
  • Kripë dhe piper për shije
  • 3 lugë vaj
  • Parmixhano për shije
  • Majdanoz i grirë imët

Përgatitja

Pritini qepën dhe skuqeni në vaj në një tigan të madh. Shtoni orizin e larë më parë dhe skuqeni për disa minuta. Shtoni 2 gota ujë, kripë dhe piper për shije dhe ziejini derisa orizi të zbutet ose uji të ketë avulluar. Shtojmë bizelet, i përziejmë dhe i rregullojmë me majdanoz të grirë hollë dhe parmixhan.

Ju bëftë mirë!

🍽️ 4 persona
40 minuta

Vezë të fërguara me perime